Man City tërhiqet nga gara për Sanchezin

PUBLIKUAR

Pep Guardiola dhe drejtuesit e Manchester Cityt kanë vendosur të tërhiqet nga gara për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez, duke ia hapur kështu rrugën rivalit, Manchester United, për ta siguruar transferimin e tij.

Sky Sports raporton se shtyrja me skuadrat tjera të Premierligës për Sanchezin do të nënkuptonte se Cityt do t’i duhej ta bënte kilianin lojtarin më të paguar në skuadër, po ashtu duke shpenzuar më shumë se për marrëveshjen në vlerë 68 milionë euro, e cila u arrit në parim me Arsenalin gjatë verës që lamë pas, transmeton Express.

Guardiola dhe kryetari i Man Cityt, Khaldoon Al Mubarak, u takuan dje dhe ranë në ujdi se do të ishte e tepër të paguhej aq shumë për një futbollist që pas gjashtë muajve do të jetë lojtar i lirë.

Kështu, Manchester United tani do ta ketë rrugën e hapur për t’i siguruar shërbimet e kilianit, për të cilin ka ofruar shuma parash që ia plotëson kërkesat lojtarit dhe Arsenalit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...