Emre Can ndërron mendjen

PUBLIKUAR

Emre Can ka sugjeruar se megjithatë mund të nënshkruajë kontratë të re me Liverpoolin.

Mesfushorit gjerman i skadon kontrata me  “Të kuqve” në fund të këtij sezoni dhe ai prej kohësh është lidhur me një kalim te gjiganti italian, Juventus, transmeton Express.

Madje, javë më parë mediat raportuan se ai kishte arritur marrëveshje personale me “Zonjën e vjetër” për t’u transferuar në verë si lojtar i lirë.

Por, duket se tani ai ka ndërruar mëndje duke thënë se është në bisedime me Liverpoolin.

“Natyrisht se jam në bisedime me Liverpoolin. Pse jo? Ende kam kontratë këtu. Është këtë klub i mahnitshëm”, ka thënë Can. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...