Vetëvendosje e Lipjanit e gatshme për zgjedhjet e brendshme

PUBLIKUAR

Sot, Kryesia e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutua për punën e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan, angazhimin tonë në Kuvendin komunal përmes asambleistëve dhe çështje të ndryshme organizative.
Po ashtu, Kryesia diskutoi edhe për aktivitetet që ndërlidhen me zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke mbështetur unanimisht vendimet e organeve qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të bazuara në Statut dhe Rregullore.

Anëtarët e kryesisë së Qendrës sonë kanë mirëpritur platformën e kandidatit për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! z. Albin Kurti, përmes së cilës Lëvizja do të jetë edhe më e organizuar, më e fuqishme dhe më e mbështetur nga qytetarët, e cila do të prezantohet edhe në Lipjan, shkruan Lëvizja Vetëvendosje – Lipjan

Në këtë drejtim, të enjten, më 18 janar 2018 në ora 14:30, Albin Kurti, kandidat për kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, do të shpalosë në Qendrën tonë platformën e tij për drejtimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Kryesia e lëvizjes VETËVENDOSJE! ka ndërmarrë gjithashtu të gjitha veprimet që të gjithë anëtarët dhe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të komunës së Lipjanit të kenë mundësi që të votojnë më 21 janar për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Për të gjitha çështjet që ndërlidhen me procesin e votimit do të njoftojmë me kohë të gjithë aktivistët dhe anëtarët e Lëvizjes sonë.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...