​United apo City? Ferdinand tregon ku duhet të shkojë Sanchez

PUBLIKUAR

Manchester United dhe City janë duk luftuar për sulmuesin kilian të Arsenalit, Alexis Sanchez

Kiliani Alexis Sanchez duhet të refuzojë Manchester Unitedin për të kaluar në Manchester City, thotë ish-lojtari i nga Old Trafford, Rio Ferdinand.

Ai thotë se për momentin nëse dëshiron të fitosh tituj, atëherë duhet të transferohesh të skuadra e Pep Guardiolas.

“Ku duhet të shkojë Sanchez? Nëse ka një opsion që nga Arsenal të shkojë në City ose United dhe si futbollist që dëshiron tituj dhe dëshiron të gjykohet nga titujt, atëherë Manchester City duket si skuadra ku duhet të shkosh”, tha Ferdinand për BT Sport.

“Ata janë në krye të kampionatit dhe do ta fitojnë ligën këtë sezon. Ata janë në Ligë të Kampionëve dhe duket se do të shkojnë në finale të Carabao Cup dhe FA Cup po ashtu. Kështu që aty ka më shumë mundësi për të fituar tituj”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...