Zidane te gjiganti italian?

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane është duke u konsideruar nga Juventusi si kandidat potencial për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin, i cili ka mundësi të largohet gjatë verës.

Media të ndryshme kanë raportuar se Antonio Conte është i gatshëm ta braktisë Chelsean dhe të rikthehet në Itali në verë, me Allegrin si kandidat kryesor për ta zëvendësuar atë, transmeton Express.

Po ashtu, Allegri është lidhur me një kalim edhe te PSG, Arsenal e madje edhe Real Madridi, prandaj Juventus po konsideron opsione për të ardhmen.

Sipas Corriere dello Sport, njëri prej kandidatëve për ta marrë drejtimin e Juves është edhe ish-lojtari i kësaj skuadre dhe trajneri aktual i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Zidane e fitoi Ligën e Kampionëve dy herë radhazi në tentimet e tij të para por këtë sezon skuadra e tij është në një krizë, sidomos në La Ligë, ku ka mbetur 16 pikë mbrapa liderit Barcelonës.

/Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...