Për herë të parë që prej vitit 2007, Messi e lë fushën para minutës së 60-të shkaku i trajnerit

PUBLIKUAR

Në ndeshjen kthyese të Kupës së Mbretit ndaj Celta Vigos, “Camp Nou” ishte dëshmitar i asaj që adhuruesit nuk ishin mësuar të shihnin për një kohë të gjatë: Messi duke e braktisur fushën e lojës për shkak të vendimit të trajnerit para se akrepat të shënonin një orë lojë.

Messi u zëvendësua në minutën e 59-të nga Ousmane Dembele, dhe hera e fundit kur ylli argjentinas e la fushën kaq herët ishte më 29 shtator 2007, në një ndeshje kundër Levantes – pra para plot 302, transmeton Express.

Në atë rast, Barcelona po fitonte 4-0 dhe argjentinasi e kishte shënuar golin e katërt.

Menjëherë pas golit, Rijkaard kishte vendosur ta zëvendësonte atë me Gio dos Santos.

Që nga atëherë, Messi është zëvendësuar para minutës së 60-të vetëm në raste të rralla, por gjithmonë për shkak të ndonjë lëndimi apo gjendjeje të keqe

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...