Liverpooli e lejon një tjetër yll të largohet, ia cakton çmimin

PUBLIKUAR

Liverpooli është i gatshëm ta shesë Daniel Sturridge gjatë këtij muaji, sipas Liverpool Echo.

Raportohet se 28-vjeçari e ka informuar Liverpoolin se dëshiron të largohet në përpjekje për të luajtur futboll rregullisht te ndonjë skuadër tjetër, transmeton Express.

Kjo pasi sulmuesi dëshiron t’ia rrisë vetes shanset për t’u ftuar nga Anglia për Kupë të Botës verën që vjen.

Megjithatë, “Të kuqtë” i dëshirojnë plot 33 milionë euro për të dhe Echo raporton se siç qëndrojnë, Sturridge nuk është në dispozicion për huazim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...