Interi largon Podolskin

PUBLIKUAR

Përforcimi i ri i Interit, Lukas Podolski, nuk do të mbetet në klub më tepër se deri në fund të këtij sezoni.

Aventura e Lukas Podolskit në Inter nuk është duke shkuar sipas parashikimeve. Sulmuesi gjerman ishte rezervist në duelin e fundit ndaj Palermos.

Për më tepër, qarkullojnë njoftime se klubi italian nuk do ta shfrytëzojë opsionin për blerjen e tij në fund të këtij sezoni.

Andaj, Podolski, një prej përforcimeve që erdhën në klub gjatë afatit kalimtar të janarit pritet të rikthehet në Arsenal.

Në vend të tij, trajneri Roberto Mancini, gjatë verës do të kërkojë sulmuesin e Paris Saint-Germain, Ezequiel Lavezzi.

– See more at: http://lajmi.net/interi-largon-podolskin_100094700.html#sthash.SUM0ylu5.dpuf

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...