Mancini s’e hedh poshtë mundësinë për ta marrë drejtimin e Italisë

PUBLIKUAR

Trajneri i Zenit St Petersburg, Roberto Mancini, ka thënë se nuk e hedh poshtë mundësinë për ta marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë.

Kombëtarja italiane është pa trajneri pas shkarkimit të Giampiero Venturas, i cili dështoi ta dërgonte Italinë në Kupën e Botës Rusia 2018, transmeton Express.

Arsyeja për mos emërimin e trajnerit të ri është kryesisht për shkak se Federata e Futbollit e Italisë nuk ka president, pasi Carlo Tavecchio dha dorëheqje, me Mancinin që nuk e përjashtohen veten nga mundësia për t’u bërë trajner i Kombëtares.

“Më duket se presidenti i Federatës duhet të zgjidhet para trajnerit”, ka thënë Mancini për Tiki Taka.

“Por, nuk e hedh poshtë mundësinë, dhe mendoj se e njëjta vlen edhe për trajnerët tjerë. Kombëtarja është shumë e rëndësishme dhe kur je trajner, nuk mund të hedhesh poshtë asgjë”, ka shtuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...