Kryetari Ahmeti, së bashku me Ministrin e FSK-së, omandantin e FSK-së Kadri Kastrati, vizituan aksionin e gjurmimit të FSK-së

PUBLIKUAR

Kryetari Ahmeti, së bashku me Ministrin e FSK-së Haki Demolli, Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani dhe komandantin e FSK-së Kadri Kastrati, vizituan aksionin e gjurmimit të FSK-së, për gjetjen e 12 vjeçarit të zhdukur nga Ruvci i Vjetër.

9 shkurt 2015- Me rastin e fundit të vërshimeve të shiut, kreu komunal, Imri Ahmeti së bashku me Ministrin e FSK-së Haki Demolli, Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, dhe komandantin e FSK-së Kadri Kastrati, sot vizituan aksionin e gjurmimit të FSK-së në Ruvc të Vjetër, e si pasojë e gjithë kësaj që nga dita e premte është zhdukur 12 vjeçari Arlind Gashi.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, përveç urimeve që ndau me familjar për gjetjen e 12 vjeçarit të zhdukur, ai falënderoi ekipet e FSK-së për angazhimin e treguar dhe kërkoi shtim të intensitetit të aksionit edhe më tutje.

Ndërsa, kryetari Ahmeti, ashtu siç kishte deklaruar edhe sot, në mbledhje të KD, tha se komuna e Lipjanit së bashku me forcat e FSK-së që nga dita e premte janë në kërkim të Arlindit të zhdukur.

“ Komuna e Lipjanit, ka ndarë 1800 euro nga fondi për subvencione për kategori sociale, për familjen e Arlind Gashit, i cili është zhdukur nga reshjet e fundit të shiut” , tha kryetari Ahmeti.

Po ashtu ai theksoi se po zhavorrohet rruga në Ruvc të Vjetër, në mënyrë të ju krijojë lehtësira banorëve të këtij fshati, që janë prekur nga reshjet e fundit.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...