Zyrtare: Wesley Sneijder bëhet me skuadër të re

PUBLIKUAR

Wesley Sneijder ka nënshkruar kontratë me skuadrën nga Katari, Al-Gharafa, me kohëzgjatje një vit e gjysmë.

Mesfushori holandez kaloi nga Nice në Katar duke e ndërprerë në gjysmë qëndrimin në kampionatin francez pas vetëm pesë paraqitjeve për skuadrën nga riviera franceze, duke nisur kështu një sfidë të re, transmeton Express.

Al-Gharafa, e cila është në vendin e shtatë momentalisht në Qatar Stars League, njoftoi të premten se 33-vjeçari do t’i bashkohej asaj, ndërsa zyrtarizimi dhe prezantimi i tij erdhi të hënën në mbrëmje.

Duke folur për llogarinë zyrtare të skuadrës në Twitter, Sneijder ka thënë: “Shpresoj se të premten do të luaj ndeshjen time të parë. Po ashtu shpresoj t’ju shoh të gjithëve duke ardhur në stadium për të më parë mua. Jam shumë i emocionuar.”

/Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...