Harry Kane ka thënë se është i lumtur në Tottenham përderisa skuadra synon të fitojë tituj
Sulmuesi anglez i Tottenham Hotspur, Harry Kane është dëshira kryesore e Real Madridit për sezonin e ardhshëm.
Por, anglezi thotë se nuk po mendon largimin, përderisa skuadra e tij lufton për tituj.
“Për sa kohë Tottenham fiton tituj, unë jam i lumtur këtu. Ne duam të fillojmë të fitojmë tituj dhe ky është qëllimi ynë”, ka thënë Kane për mediat angleze.
Ai po ashtu tha se nuk është në bisedime me Tottenhamin për vazhdimin e kontratës dhe përmirësimin e kushteve. /Express/


