​Memushaj largohet nga Benevento, kalon në Serie B

PUBLIKUAR

Në orët e fundit u zhbllokua tratativa mes mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj dhe Barit të Serie B.

Mediat italiane shkruajnë se Benevento dhe Bari kanë arritur marrëveshje për huazimin gjashtë mujor të mesfushorit Ledian Memushaj.

Marrëveshja parashikon që vlonjati të kalojë në Bari dhe në rast se skuadra ngritët në Serie A, atëherë ka detyrim ta blejë kartonin e tij.

Kështu, Ledian Memushaj i bashkohet një tjetër futbollisti shqiptar te Bari, mesfushorit Migjen Basha.

Skuadra jugore drejtohet nga ish-futbollisti i njohur Fabio Grosso dhe ka ambicie për t’u ri ngjitur shpejt në elitën e futbollit italian, edhe pse aktualisht është në vendin e katërt. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...