‘Mbreti’ Shkëlzen, vazhdon të shkëlqejë (Video)

PUBLIKUAR

Shkëlzen Gashi nuk ka ndryshuar. Edhe pse ishte në pushim ai nuk e ka harruar zakonin e vjetër që të shënojë gola.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Baselit, ka arritur ta ndëshkojë ish-skuadrën e tij Grasshopper duke shënuar gol në derbin e Superligës së Zvicrës, transmeton Telegrafi.

Basel arriti të fitojë me rezultat 4:2 në udhëtim te Grasshopper, ndërsa Gashi arriti të shënojë golin e tretë për skuadrën e tij në minutën e 69-të, duke e ngritur në 12-të numrin e golave këtë edicion.

Në këtë derbi gjakovari ishte prezent në fushë për gjatë 90 minutave, aq sa luajti edhe Taulant Xhaka për Baselin, ndërsa te Grasshopper, i plotë ishte Amir Abrashi. /Telegrafi/

Gashi S Goal Grasshoppers 1 – 2 Basel Super… by funnyno1

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...