Roma vendos për Nainggolanin

PUBLIKUAR

“Nainggolan nuk do të largohet nga Roma”, thotë Monchi.

Nuk ekziston asnjë çështje Nainggolan”, me këto fjalë drejtori sportiv i Romës, Ramon Rodriguez Verdejo, që njihet si Monchi, hodhi poshtë çdo spekulim lidhur me belgun, që u la jashtë në sfidën e humbur me Atalantën.

Ai deklaroi se pezullimi i lojtarit nuk ndryshon absolutisht asgjë dhe se nuk hap asnjë skenar në merkato.

49-vjeçari theksoi se ajo që ndodhi me futbollistin është një episod i izoluar dhe se Nainggolan është shumë i rëndësishëm për klubin verdhekuq.

Lidhur me afatin kalimtar të janarit, Monchi tha se Aleix Vidal i Barcelonës dhe Darmian i Manchester United janë lojtarë shumë të mirë, por momentalisht nuk janë në listën e tyre. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...