“Dybala nuk është në shitje”

PUBLIKUAR

Marotta ka qetësuar tifozët e Zonjës së Vjetër, duke thënë se Dybala nuk do të largohet nga Juventusi.

Manchester United është duke insistuar për Paulo Dybalan, por duket se Juventusi ka plane tjera për argjentinasin.

Është shefi ekzekutiv i Juves, Giuseppe Marotta, që ka thënë se nuk e kanë në plan ta hedhin në shitje Dybalan, pavarësish spekulimeve.

“Afati kalimtar i janarit është për ta riparuar skuadrën dhe fatmirësisht ne jemi të mbuluar mirë në të gjitha repartet”, tha Marotta për “Mediaset Premium”.

“Nuk i kemi vënë çmim Paulos, kështu që është e vështirë për të bërë një vlerësim. Nuk e kemi ndërmend ta qesim atë në shitje”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...