Bayern Munich e tall Manchester Unitedin

PUBLIKUAR

Bayern Munich është tallur me Manchester Unitedin duke e krahasuar golin e shkëlqyer vollej të Arjen Robben kundër Al Ahli me golin që i eliminoi “Djajtë e kuq” nga Liga e Kampionëve në vitin 2010.

Robben shënoi golin e tretë në fitoren 6-0 të Bayern Munichut kundër skuadrës nga Katari. Ky gol ishte shumë i ngjashëm me vollejin e shënuar nga holandezi në minutën e 74-të në prill të vitit 2010, e cila e eliminoi skuadrën e Alex Fergusonit nga garat falë përparësisë së golit të shënuar si mysafir, transmeton Express.

Në prill të 2010-s, Bayern po humbiste 3-1 në “Old Trafford”, pasi kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi me rezultat 2-1, por harkimi i Franck Ribery e gjeti Arjen Robbenin jashtë zonës së Ewdin va nder Sar, i cili shënoi në mënyrë spektakolare për ta dërguar Bayernin në finale, por të cilën e humbi ndaj Interit.

Llogaria e Bayernit në Twitter e ka nderuar sot atë gol klasik duke u tallur me Unitedin në proces: “A është kjo 2010-ta? Arjen Robben prodhon magjinë e Old Trafford për ta rritur në 3-0 epërsinë e Bayernit”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...