Arrihet marrëveshja: Coutinho në Barcelonë për 160 milionë euro

PUBLIKUAR

Burime të ndryshme bëjnë të ditur se Liverpooli është pajtuar për ta shitur Philippe Coutinhon në Barcelonë pasi është arritur një marrëveshje mes palëve në vlerë 160 milionë euro.

Reporteri i Liverpoolit për “Liverpool Echo” ka shkruar në Twitter se skuadra angleze më në fund e ka rënë në ujdi me Barcelonën për shitjen e yllit brazilian, transmeton Express.

Sky Sports raporton se bisedimet mes dy skuadrave kanë nisur tash e disa javë dhe palët janë pajtuar për çmimin dhe kohën e pagesës.

Coutinho pritet të udhëtojë për në Barcelonë së shpejti. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...