​Coutinho s’udhëton me Liverpoolin në Dubai, kalimi i tij në Barcelonë afër kompletimit

PUBLIKUAR

Barcelona pritet ta kompletojë brenda pak ditëve transferimin e vet rekord të Philippe Coutinhos, në vlerë 160 milionë euro, pasi lojtari nuk ka udhëtuar me skuadrën e Liverpoolin në kampin e saj të ngrohet stërvitor në Dubai.

Nuk është arritur ende marrëveshja mes klubeve, me “Të kuqtë” që akoma po tentojnë ta bindin 25-vjeçarin – me përfshirje të drejtpërdrejt nga Fenëay Sports Group – të qëndrojë në Merseyside të paktën deri në fund të këtij sezoni, transmeton Express.

Burime të afërta më Goal.com kanë zbuluar se Liverpooli ka qenë i pasuksesshëm në tentimin e vet për t’ia ndryshuar mendjen lojtarit deri më tani, megjithëse i ka ofruar atij rrogë edhe më të lartë dhe stimuj tjerë.

Ndërkohë, eksperti spanjoll i futbollit i angazhuar nga Sky Sport, Guillem Balague, e ka cituar të përditshmen spanjolle “AS”, të ketë thënë se Philippe Coutinho mund të udhëtojë sonte për në Barcelonë për ta shikuar ndeshjen e skuadrës katalane të nesërmen pasdite. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...