Interi edhe zyrtarisht në krizë, 3 pikë në 5 ndeshje

PUBLIKUAR

Shpërthimi verbal në një intervistë televizive pas barazimit 1-1 ndaj Fiorentinës, ishte reflektimi i qartë i zhgënjimit të trajnerit Spalletti dhe tifozëve të Interit për ndalesën e detyruar në Firence.

Nëse do të kishte përfunduar me 3 pikë në favor, ndeshja si mysafirë do t’i jepte frymëmarrje kampionatit dhe titullit që shpresojnë zikaltërit, por në të vërtetë e përkeqësoi gjendjen e milanezëve.

Në më pak se një muaj kanë ndryshuar shumë gjëra në kampin e Interit.

Në 9 Dhjetor formacioni i trajnerit Spalletti përballej me Juventusin nën petkun e një kryesuesi. Por në 5 ndeshjet e fundit ka një ritëm të denjë për ekipet që zbresin nga kategoria.

Probleme fizike, teknike dhe psikologjike janë verifikuar nën pemën e Krishtlindjeve. Barazimi në Firence është i treti në 5 ndeshjet e fundit për zikaltërit, që veç tyre kanë regjistruar dhe disfatat ndaj Udineze dhe Sassuolo.

3 pikë, 5 gola të pësuar dhe vetëm dy të shënuar, që të dy nga Icardi. Këto numra dëshmojnë mangësi te një skuadër që ka objektiv rikthimin në Ligën e Kampioneve, e që ende e quan të realizueshme, ëndrrën për titullin.

Perisic është kthyer në një trup të huajë në formacionin titullar, Candreva përfundoi në stol për shkak të gjendjes fizike ndërsa dëmtimet e D’Ambrozio dhe Miranda minuan çdo siguri në mbrojtje.

Afati kalimtar i janarit duket si një fije shprese për zikaltërit, por me kufizimet e bilancit të imponuara ndaj pronarëve, duket se rikthimet e huazimeve janë zgjidhja e vetme te Inter. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...