Coutinho paguan 15 milionë euro nga xhepi vetëm për t’u transferuar në Barcelonë

PUBLIKUAR

Coutinho dëshiron kalimin në Barcelonë; “veç vonim, se s’ka shpëtim”.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Philippe Coutinho është gati të paguajë 15 milionë euro nga xhepi i tij që largohet nga Liverpooli për t’u transferuar te Barcelona, transmeton Gazeta Express.

Raportohet se braziliani tashmë ka refuzuar oferta luksi, veçohen ato të Real Madridit e Paris Saint-Germainit, pasi dëshiron të transferohet në Camp Nou.

Liverpool tashmë ka rritur çmimin pas lëshimit të Nike për 25 vjecarin.

“Aty ku ndodh magjia. Coutinho është tashmë i përgatitur të impresionojë në Camp Nou. Merreni fanellën e Barcelonës 2017/18 me emrin e magjikut. Bëjeni tuajën falas deri me 6 janar”, kishte shkruar Nike në faqen zyrtare.

Sido që të jetë, mësohet se oferta e re e Barcelonës ka shkuar deri në 160 milionë euro dhe se braziliani do të luajë në Camp Nou. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...