PSG-ja ofron para dhe një super lojtar për Ronaldon

PUBLIKUAR

Pasi sulmoi Barcelonën, PSG po mendon të bëjë të njëjtën gjë edhe me Real Madrid.

Nëse në verën që lamë pas arriti të merrte brazilianin Neymar, klubi parisien ka vënë në shënjestër për verën e ardhshme Cristiano Ronaldon.

Lajmi është zbuluar nga “El Confidential”, sipas së cilës klubi parisien kërkon të përfitojë nga ‘llastimet’ e fundit të luzitanit, që kërkon rritjen e pagës.

Presidenti Florentino Perez ende nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do t’i bindet kërkesës së fituesit të Topit të Artë, ndërkohë që PSG pretendon të bëjë një treshe ëndrrash me Neymar dhe Mbappe.

Një lëvizje e mundshme e Ronaldos në Paris do të krijonte një efekt zinxhir dhe jo vetëm me këto dy skuadra.

Kështu për të zbutur operacionin ekonomik, klubi i drejtuar nga Nasser Al-Khelaifi po kërkon që të bindë uruguajin, Edinson Cavani të zhvendoset në Bernabeu.

Në fakt Cavani, që nuk është shumë i kënaqur me ardhjen e Neymar do të ishte zëvendësuesi ideal për Karim Benzema që po përgatit valixhet për të lënë Madridin në verë.

Nga ana tjetër Real Madrid duhet të fillojë të mendojë për zëvendësuesin e Ronaldos dhe në mendje vjen një preferencë e vjetër e trajnerit Zidane, Eden Hazard. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...