Vazhdon “lufta” mes Mourinhos e Contes: “Kurrë nuk do të dënohem për kurdisje të ndeshjeve”

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester United ka vazhduar luftën e fjalëve me atë të Chelseat duke futur këtu tani edhe dënimin e italianit për kurdisjen e ndeshjeve në Itali.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, e ka dërguar në një tjetër shkallë luftën me fjalë me trajnerin e Chelsea, Antonio Conte, duke përmendur dënimin e italianit në vitin 2012 për kurdisje të ndeshjeve.

Dy menaxherët kanë qenë në lojë fjalësh dy ditët e fundit, duke i replikuar njëri-tjetrit.

Portugezi akuzoi Conten se e ekzagjeron shumë me festimet, madje e quajti italianin e Chelseat, “një palaço në stol”.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e Contes, që tha se Mourinho harron shpejt, pasi të njëjtën gjë bënte edhe ai dikur.

“Mourinho harron shumë shpejt, pasi deri vonë edhe ai festonte në të njëjtën mënyrë. Gjithsesi, më bën përshtypje, që edhe pse është larguar nga stoli i Chelseat, vijon të shikojë rregullisht këtej”, tha me ironi Conte.

Tani, pas fitores së Manchester United prej 2:0 kundër Derby County në kuadër të FA Cup, Mourinho e dërgoi këtë “luftë” fjalësh në një tjetër nivel.

“E vetmja gjë që dua të them dhe t’i japë fund kësaj është po, kam bërë gabime në të kaluarën. Do të bëjë më pak gabime, por edhe më tej do të bëjë disa gabime. Por kurrë nuk do të suspendohem për kurdisje të ndeshjeve. Kjo nuk më ka ndodhur dhe kurrë nuk do të më ndodh”, u shpreh Mourinho.

Pas këtyre thumbimeve të Mourinhos, pritet replika e Contes. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...