Messi është i lirë të largohet nga Barcelona, në rast se…

PUBLIKUAR

Lionel Messi do të ishte i lirë të largohej nga Barcelona pa pasur nevojë të paguajë klauzolën e lirimit në vlerë 700 milionë euro, nëse klubi nuk do të luante në njërën prej katër ligave më poshtë: spanjolle, angleze, gjerman apo franceze.

Messi vendosi një klauzolë në kontratën e tij të re me Barcelonën në bazë të së cilës ai do të jetë lojtar i lirë në rast se skuadra nuk luan në njërën prej ligave të lartpërmendura, sipas El Mundo, transmeton Express.

Në këtë mënyrë, argjentinasi tenton ta mbrojë veten në rast se shpallet pavarësia në Katalonjë dhe Barça detyrohet të luajë në ligë lokale.

Gjatë negociatave për kontratën e re, njëra prej pikave ndarëse ishte edhe situata e paqëndrueshme politike në Katalonjë që çoi drejt shpalljes së njëanshme të pavarësisë, e cila u aprovua nga Parlamenti katalan dhe si pasojë bëri që autoritet në Madrid ta aktivizonin Artikullin 155 të Kushtetutës së Spanjës duke vendosur autoritetin qendror në Katalonjë.

Messi e ripërtëriu kontratën në nëntor të vitit të kaluar për edhe katër vite tjera me klubin katalan.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...