Interi e dëshiron Mkhitaryanin në formë huazimi, Man United dëshiron ta shesë

PUBLIKUAR

Mkhitaryan është më i përfoluri te “Djajtë e Kuq”, që mund të largohet në merkaton e janarit.

Ish mesfushori i Borussia Dortmund, Henrikh Mkhitaryan, mund t’i thotë lamtumirë Manchester United pas vetëm një sezoni e gjysmë në “Old Trafford”, raportojnw mediat britanike, transmeton Gazeta Express.

Interi është seriozisht i interesuar për shërbimet e armenit dhe e dëshiron në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit, por sipas mediave britanike Manchester United dëshiron ta shesë krejtësisht atë, e jo ta huazojë.

Raportohet se edhe Dortmund kërkon kthimin e 28 vjeçarit, që nuk po pëlqehet nga Jose Mourinho.

Interi është duke kërkuar të forcohet gjatë janarit dhe përveç Mkhitaryan, në listë për t’u transferuar në Milano janë edhe Deulofeu i Barcelonës dhe Pastore i PSG-së. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...