Reagimi i Jurgen Kloppit pasi Nike e bëri Coutinhon lojtar të Barcelonës

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp ka thënë se nuk i intereson fare gafa e prodhuesit të veshmbathjeve sportive “Nike”, që ditë më parë e bëri Philippe Coutinhon lojtar të Barcelonës.

Një reklamë, e cila është fshirë, u shfaq në uebsajtin e klubit spanjoll me titullin: “Aty ku ndodh magjia”, dhe u përcoll nga fjalët: “Philippe Coutinho është i gatshëm ta ndriçojë Kamp Noun. Sigurojeni fanellën e Barcelonës për sezonin 2017/18 me emrin e magjistarit në të”, transmeton Express.

Megjithatë, duke folur pas fitores 2-1 ndaj Burnley të hënën, Klopp tha: “Kam dëgjuar për të. Nuk më intereson fare. Por, dikush ma tha dhe mendova me vete ‘Uau’ Top lajm”, ka thënë Klopp

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...