Sot është një ditë shumë e rëndësishme për këngëtaren e njohur Vesa Luma.
Kjo për faktin pasi që sot feston ditëlindjen dashuria e saj më e madhe, nëna e saj, transmeton Gazeta Express.
Në ditëlindjen e nënës, Vesa është kujdesur të bëjë një urim shumë të bukur.
Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi nga dita e dasmës së bashku me nënën e saj.
“Është ditëlindja e mbretëreshës sime❤
Urime ditelindja nana! Perhere do te jesh dashuria ma e madhe dhe shoqeruesja ime e jetes ,sikur edhe ky moment i kapur ne foto,qe mbetet nder emocionet me te forta qe kam perjetuar gjate jetes!”, kishte shkruar Vesa.


