Valverde: Messi është më i miri në gjithë botën

PUBLIKUAR

Lionel Messi është lojtari më i mirë në gjithë botën, ndërsa vuajtja e Luis Suarezit për të shënuar gola asnjëherë nuk ka qenë problem për Barcelonë, thotë Ernesto Valverde.

Njeriu në krye të “Camp Nou” ka thënë: “Messi është lojtari më i mirë në gjithë botën. Ai bën diçka të jashtëzakonshme me çdo prekje të topit. Jemi fatin jashtëzakonisht të mirë që e kemi në klub”, transmeton Express.

Ai ka shtuar se sa i përket pozitës së tij, fakti që Messi luan në mesfushë është mirë për të dhe skuadrës, duke theksuar se ylli argjentinas mund të luajë në çdo pozitë.

Valverde foli edhe për Luis Suarezin, sulmuesin uruguaian që në fillim të sezonit pati probleme ta gjente golin.

“Më rëndësi është të krijojmë raste – golat vijnë. Luis është lojtar agresiv dhe gjithmonë afër shënimit të golave. Nuk jam merakosur kur nuk shënonte shumë, sepse ishte çështje kohe para se ai ta gjente rrjetën përsëri”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...