Ronaldo alarmon Unitedin dhe PSG-në, i kërkon Realit ta shesin për 100 milionë euro

PUBLIKUAR

Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat botërore. Forma jo e mirë ka bërë që e ardhmja e portugezit të diskutohet më shpesh muajve të fundit, ndërsa ishte edhe gjatë verës krye lajm se do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Së fundmi është Daily Record që ka lëshuar lajmin bombë duke raportuar se Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Real Madridit që ta shesin gjatë verës së 2018.

Sipas Daily Record Florentino Perez e ka shtyrë portugezin që të marrë një vendim të tillë pasi presidenti i Real Madridit nuk dëshiron t’ia zgjasë kontratën dhe t’ia përmirësojë kushtet ekonomike portugezit, që dëshiron të bëhet lojtari më i paguar në botë.

Madje raportohet se portugezi ka kërkuar të shitet për 100 milionë euro, çmim ky që ka Alarmuar Paris Saint Germainin dhe Manchester Unitedin, dy skuadra që ka kohë që interesohen për shërbimet e pesë herë fituesit të Topit të Artë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...