“Nuk jemi të detyruar ta shesim Coutinhon”

PUBLIKUAR

Klopp thotë se Liverpooli nuk ka nevojë ta shesë Coutinhon për shkak të “fair-play” financiar.

Liverpooli e transferoi ditë më parë Virgil van Dijkun për më shumë se 80 milionë euro, duke e bërë atë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Në Angli mediat filluan të raportojnë se Liverpooli duhet të shesë tani një lojtar për shkak të “fair-play” financiar

Më së shumti nga kjo do të përfitonte Barcelona, që vazhdon të këmbëngul për Coutinhon.

Sido që të jetë, Klopp thotë se nuk ka dëgjuar për diçka të tillë dhe se Liverpooli nuk ka nevojë t’i shesë lojtarët.

“Jo, askush nuk më ka thënë atë (se duhet të shesim Coutinhon)”, tha Klopp.

“Kemi lojtarë të mirë dhe nuk kemi nevojë të shesim ndonjë për shkak të asaj (fair-play). Pronarët janë të ndershëm dhe ambicioz”, shtoi Klopp. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...