Gjykatat e Kosovës gjatë dy viteve kanë shqiptuar dënime për 144 lëndë për shkelje të ligjit për kontrollin e duhanit.
Kështu thuhet në një raport të organizatës “Kosovo Advocacy and Development Centre”, ku thuhet se kanë bërë monitorimin e lëndëve të duhanit në gjykata gjatë periudhës dy vjeçare shtator 2015 – 2017 me qëllim të përcjelljes së zbatueshmërisë së Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
“Këto të dhëna janë marrë prej divizionit të kundërvajtjes në 7 gjykatat themelore dhe degëve që hyjnë në regjionin e tyre: në Prishtinë më degët: Gllogovc, Lipjan, Podujevë, (Graçanica është jo funksionale); në Mitrovicë me degët: Skenderaj, Vushtrri, (Leposaviqi dhe Zubin Potoku janë jo funksionale); në Pejë me dëgët: Klinë, Istog, Deqan; në Prizren me degët: Dragash, Suharekë; në Ferizaj me degët: Kaçanik, Shtërpce; në Gjilan me degët: Viti, Kamenicë, Novobërdë; dhe në Gjakovë me degët: Rahovec, Malishevë. Llojet e vendimeve të gjykatave të Kosovës, për lëndët e shkeljes së Ligjit për Kontrollin e Duhanit, janë të ndryshme: hudhjet, cedimet, pezullimet, lirim nga përgjegjësia, qortimet, mbikqyrja e shtuar e deri te gjoba. Aktvendimet dënuese më të shpeshta të gjykatave janë gjobat e shqiptuara për 144 lëndë, ndërsa qortimi dhe mbikqyrja e shtuar janë shqiptuar vetëm në 1 rast.
Gjykatat me më shumë lëndë të përfunduara përgjatë periudhës shtator 2015 – shtator
2017, janë ajo e Prizrenit, Pejës, Vitisë, Lipjanit, Kamenicës e Freizajt, siç mund të shihet
edhe në figurën e mëposhtme.

Varësisht prej numrit të gjyqtarëve të cilët punojnë në këto gjykata, disa prej tyre kanë
arritur të përfundojnë më shumë lëndë se të tjerat. Të dhënat tregojnë se jo
domosdoshmërisht nevojitet numër i madh i gjyqtarëve për të përfunduar më shumë
lëndë. Rast konkret per këtë është krahasimi i gjykatës së Prizrenit me 6 gjyqatrë që ka
arritur të përfundoj 59 lëndë, gjykata e Pejës me 4 gjyqtarë që ka arritur të përfundojë
21 lëndë, ndërsa gjykata themelore e Prishtinës, ka përfunduar vetëm 7 lëndë edhe pse
aty punojnë 10 gjyqtarë, ndërsa në Lipjan 14 lëndë.


