Barcelona dhe Real Madridi e kërkojnë mbrojtësin e Manchester United

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i padëshiruar në Manchester United, Daley Blind, është objektiv i dy gjigantëve të La Ligës, Real Madridit dhe Barcelonës, për afatin kalimtar të janarit, sipas Daily Express.

Mbrojtësi holandez është i padëshirueshëm në planet e Jose Mourinhos në “Old Trafford” dhe Barça e sheh atë si opsion për ta plotësuar boshllëkun e krijuar nga largimi i pashmangshëm i Javier Mascheranos drejt Hebei China Fortune në Kinë, transmeton Express.

Ndërkohë, Real Madridi është shfaqur tani pasi e konsideron Blindin si lojtar që mund të luajë përkrah Sergio Ramosit në qendër të mbrojtjes të “Los Blancos”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...