Strakosha, portieri i ri më i mirë në Evropë, sipas statistikave

PUBLIKUAR

Nuk fiton 6 milionë euro në vit, por në klasifikimin e portierëve të rinj më të mirë në Europë, Thomas Strakosha renditet i pari, sa i përket pritjeve Efektive.

22-vjeçari shqiptar i Lazios ka realizuar 67 pritje vendimtare në këtë sezon, kundrejt 45 të Gigio Donnarummës, që renditet vetëm në vendin e pestë të këtij klasifikimi. Pas Strakoshës, podiumi plotësohet nga portieri i Tuluzës, Alban Lafont dhe ai i Strasbourgut, Kamara.

Thomas Strakosha dominon ndaj portierit të Milanit dhe kombëtares italiane, edhe sa i përket cilësisë së lojës me këmbë. 22-vjeçari ka një mesatare prej 28.4 pasimesh për ndeshje, nga të cilët, 8.5 janë pasime të gjata. Edhe në klasifikimin e këtyre cilësive, Strakosha ka lënë pas krahas Donnarummës dhe portierit të Romës Alisson, edhe emra të mëdhenj si De Gea, Courtois, Ter Stegen, Peter Cech, Pepe Reina etj.

Pikërisht falë këtyre statistikave, Strakosha është portieri më i mirë në Serinë A dhe është përfshirë në 11-shen e vitit nga ëhoscored.com, me shqiptarin që ka një vlerësim mesatar me notën 7 për çdo ndeshje, raporton TCH.

Nëse Lazio fitoi Superkupën në gusht, ka siguruar gjysmëfinalet e këtij edicioni të Kupës, lufton për një vend në Champions në Serinë A, por edhe u kualifikua herët nga grupet e Europa Leagues, kjo nuk është vetëm falë lojës së Milinkoviç, Immobiles apo Luis Albertos, por edhe sigurisë që ofron një portier si Thomas Strakosha.

Kjo jo vetëm për penalltinë që i ndali Dybalës, apo pritjen deçizive ndaj Chiesas, në takimin me Fiorentinën, por me paraqitjet e vazhdueshme në nivele të larta, që i sjellin siguri bardhekaltërve në katërkëndëshin e portës.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...