“Ku luan Messi, ajo skuadër është favorite në Ligën e Kampionëve”

PUBLIKUAR

Pep Guardiola nuk beson se Manchester City i tij është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Manchester City është duke thyer rekord pas rekordi në Angli, ku nga 20 ndeshje i ka fituar 19 dhe ka marrë vetëm një barazim.

Prej këtyre fitoreve, 18 janë rresht, duke u bërë kështu skuadra me më së shumti fitore radhazi në histori të Premierligës.

Por, pavarësisht paraqitjeve të mira dhe këtij suksesi, trajneri Pep Guardiola nuk beson se janë favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Kjo pasi ai mendon se favorit është Barcelona për shkak të Leo Messit.

“Për cilën skuadër luan Messi? Ata janë favoritë”, u shpreh Guardiola kur u pyet nëse City është favorit në Evropë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...