Klopp dorëzohet para presionit të nënës së yllit të Liverpoolit

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp e ka pranuar se është dorëzuar para presionit të jashtëm për ta futur në formacionin startues Trent Alexander-Arnoldin në fitoren 5-0 të Liverpoolit nda Swansea City, pas një takimi me të ëmën e mbrojtësit.

Nëna e Alexander-Arlondit e vizitoi klubin e Liverpoolit javën e kaluar, kur edhe ia shpjegoi Kloppit se familja e gjerë e 19-vjeçarit kishte ardhur nga Shtetet e Bashkuara për ta përcjellë ndeshjen e së mërkurës mbrëma, transmeton Express.

Klopp e kishte marrë bisedën si shenjë për ta futur në formacion startues talentin e ri dhe i është shpaguar, pasi Alexander-Arnold shënoi gol në këtë ndeshje, i cili ishte i pari për të në Premierligë para tifozëve të vet.

“Nëna e tij ishte në zyrën e drejtorit tonë sportiv javën e kaluar dhe më tha se e tërë familja kishte ardhur nga Amerika. Prandaj pyeta nëse ky ishte urdhër për të që të ishte në formacionin startues, dhe ajo tha po. Jemi të lumtur për të. Është një tregim fantastik”, ka shpjeguar Klopp. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...