​Basketbollistët më të paguar në NBA

PUBLIKUAR

Shpesh flitet për pagat e futbollistëve në mbarë botën, ku nuk mungojnë shifrat marramendëse për disa prej tyre.

Janë rastet e Lionel Messit, Cristiano Ronaldos apo dhe Neymar që kanë kontrata të arta me klubet e tyre respektive. Por futbollistët nuk janë të vetmit sportistë që kanë llogari bankare me shuma të mëdha parash.

Basketbollistët e NBA janë ata që kanë siguruar kontrata me skuadrat e tyre me paga, që as që mund të imagjinohen nga persona të thjeshtë.

Portali ‘Hoopshype’ ka përpiluar një klasifikim për lojtarët e NBA më të paguar ku dominues në këtë pikë është Stephen Curry. Ylli i Golden State Warriors është në vendin e parë të klasifikimit me një pagë prej 34.6 milionë dollarë në vit. Menjëherë pas tij, pozicionohet pikërisht Lebron James, rivali i Curry edhe në aspektin sportiv, shkruan Top Channel.

Simboli i Cleveland Cavaliers që ndryshe njihet me pseudonimin ‘The King’ përfiton nga kontrata me skuadrën nga Ohio plot 33.8 milionë dollarë në vit. Podiumin e plotëson Paul Millsap i Denver me 30.7 milionë dollarë në vit.

Përsa u përket skuadrave, është Cleveland Cavaliers që për sezonin 2017/2018 ka shpenzuar më shumë në zërin e pagave me 137 milionë dollarë, i ndjekur në vendin e dytë nga Golden State me 136.5 mln dollarë, ndërsa më vendin e tretë është Oklahoma City me 133.8 milionë dollarë të shpenzuara në formën e pagave

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...