Fellaini e konfirmon se s’ka pranuar ta vazhdojë kontratën me Manchester United

PUBLIKUAR

Marouane Fellaini ka konfirmuar se e ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Manchester United, por thotë se pret ofertë të re nga “Djajtë e kuq”.

Përfaqësuesi belg do të mbetet pa kontratë në “Old Trafford” në fund të këtij sezoni, me trajnerin Jose Mourinho që në të kaluarën ka shprehur shqetësimin se 30-vjeçari do të largohet si transfer i lirë, transmeton Express.

Fellaini, i cili ka bërë 150 paraqitje për United që prej se erdhi nga Evertoni për 30 milionë euro në vitin 2013, insiston se Mourinho nuk ka problem me vendimin e tij për ta refuzuar ofertën e re

Megjithatë, ai nuk ka hedhur poshtë mundësinë për ta zgjatur kontratën me skuadrën e tij, por nuk do të ngutet për ta marrë vendimin për ta ardhmen.

“Sikur Manchester United të mos me dëshironte më, do ta ma kishte thënë kohë më parë. Më kanë bërë ofertë dhe mbase do të ma bëjnë edhe një tjetër. Nuk e di nëse do ta pranoj apo jo”, ka thënë Fellaini.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...