Zyrtare: Çani kalon te Leeds United

PUBLIKUAR

Edgar Çani është sulmuesi më i ri i Leeds United. Lajmi konfirmohet nga mediat italiane (tuttomercatoweb), si dhe ato angleze, sipas të cilave, shqiptari ka udhëtuar që dje pasdite në Angli për të firmosur kontratën e tij të re.

Sot pritet që ai të paraqitet para mediave për të bërë prezantimin e parë si lojtar i kësaj skuadre.

Gjithashtu do të mësohet edhe kohëzgjatja e kontratës që shqiptari ka firmosur me klubin anglez, i cili arriti ta bëjë të vetin pasditen e djeshme pas një lufte me Barin, transmeton panorama sport.

Në fakt, dje në mëngjes Çani ka qenë një hap larg rikthimit te Bari, klub tek i cili luajti vjet gjatë pjesës së dytë të sezonit. Por, në orët e pasdites, erdhi edhe katapultimi i situatës.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...