Paris Saint-Germain është i gatshëm ta kthejë vëmendjen kah trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, raporton The Mirror.
Gjiganti francez pritet t’i ndajë rrugët me trajnerin spanjoll Unai Emery në fund të këtij sezoni, pasi është në kërkim të një trajneri të profilit më të lartë, transmeton Express.
Pochettino shihet si i përshtatshëm në “Parc des Princes”, pasi më parë ka mahnitur në Angli me skuadrat e Southampton dhe Tottenham. /Express/


