Lamtumirë Barcelonë

PUBLIKUAR

Aventura e Arda Turan te Barcelona mund të konsiderohet e mbyllur.

I transferuar te katalanët në verë të 2015-ës nga Atletico e Madridit për 34 milionë euro, plus bonuset, mesfushori turk, Arda Turan, asnjëherë nuk i përmbushi pritshmëritë, duke luajtur në total 36 ndeshje në kampionat për dy vite kalendarike.

Sipas shtypit turk, Besiktasi është shumë pranë firmës me lojtarin, madje kjo mund të ndodhë pa u mbyllur viti.

Menaxheri i Turan, Ahmet Bulut, do të takohet në ditët në vijim me presidentin e Besiktasit.

Te skuadra nga Stambolli, që drejtohet nga Senol Gunes, në të njëjtin rol luajnë edhe Quaresma, Balel dhe Lens. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...