Barcelona dhe Man City, skuadrat e vetme pa humbje në Evropë

PUBLIKUAR

Barcelona dhe Manchester City janë dy skuadrat e vetme ende pa humbje në top pesë ligat Evropiane.

Barcelona dhe Manchester City me meritë janë liderë në ligat e tyre, La Liga e Premierligë.

Dy klubet në fjalë, janë të vetmet në top pesë ligat Evropiane që ende nuk dinë për humbje në sezonin 2017/18, shkruan Gazeta Express.

Pas 17 xhirove në La Liga, Barcelona regjistron dy barazime dhe 15 fitore, triumfi i fundit ishte të shtunën në Santiago Bernabeu 3:0 ndaj Real Madridit.

Barça gjendet në pozitën e parë me 45 pikë, nëntë më shumë se Atletico Madridi e 14 më shumë se Reali.

Pas 17 xhirove, katalunasit kanë realizuar 45 gola, teksa kanë pranuar vetëm shtatë, mbrojtja më e fortë në La Liga.

Në anën tjetër, Manchester City po thyen rekorde në Premierligë. Fitorja kundër Bournemouthit prej 4:0 ishte e 17 me radhë, rekord historik në Angli.

City i Pep Guardiolas gjendet në pozitën e parë me 55 pikë, 13 më shumë se përcjellësi më i afërt, Manchester United.

City pas 19 xhirove, regjistron 19 fitore dhe vetëm një barazim, duke realizuar 60 gola e pranuar vetëm 12.

Aktualisht, Man City dhe Barcelona janë skuadrat më në formë në Evropë dhe dy favoritët kryesor për ta fituar edhe Ligën e Kampionëve, së bashku me Bayern Munich, PSG e Real Madrid. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...