Lojtarët me më së shumti het-trike në vitin 2017

PUBLIKUAR

Harry Kane ka realizuar më së shumti het-trike në vitin 2017, shtatë.

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, ka lënë prapa Lionel Messi për sa i përket het-trikëve të shënuar në vitin 2017, shkruan Gazeta Express.

Het-triku kundër Burnley të shtunën ishte i shtati për Kane në vitin 2017, i cili ka lënë prapa Pierre-Emerick Aubameyang me (3) e Mauro Icardin e Interit gjithashtu me 3.

Nëse dikur Messi e Ronaldo ishin të pandalshëm, tani ata gjenden prapa disa të tjerëve.

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo e po ashtu edhe Robert Lewandowski, e ndajnë pozitën e katërt me nga 2 het-trika.

Sa i përket golave në përgjithësi, Messi është i pari me 54 finalizime në vitin 2017.

Argjentinasi ndiqet nga Ronaldo, Cavani, Lewandowski dhe Kane me nga 53, ky i fundit ka edhe një ndeshje për të tentuar ta barazojë dhe ndoshta edhe ta kalojë Leon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...