​Ekipi i javës në Premierligë

PUBLIKUAR

Është zhvilluar java e fundit e pjesës së parë të sezonit në Premierligë, ku janë arritur disa rezultatet befasuese

Portali i madh anglez, Goal.com ka përzgjedhur formacionin e javës së 19’, ku Manchester City vazhdoi me fitoren e 17 më radhë.

City po ashtu nga 19 javët e para ka 18 fitore dhe një barazim, duke kryesuar kampionatin me 55 pikë, 13 më shumë se sa Manchester United në vendin e dytë.

Pikërisht kjo skuadër ka tre futbollistë në formacionin më të mirë të kësaj jave, Sterling, Otamendi dhe Delph.

Everton ka dy futbollistë, ndërsa nga një kanë skuadrat tjera.

Formacioni: Pickford, Aurier, Jagielka, Otamendi, Delph, Coutinho, Allan, Sterling, Gross, Mata dhe Kane. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...