Lulëzim Qerimi zgjedhet nënkryetar për Komunitete në Lipjan

PUBLIKUAR

Kuvendi i Komunës së Lipjanit gjatë ditës së sotme nën udhëheqjen e kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e seancës së tretë më radhë.

Kryesuesi Azemi fillimisht ka bërë prezantimin e (5) këshilltarëve të rinjë të cilët sot dhanë betimin e tyre. Ky grup prej pesë këshilltarëve të rinjë përbëhej nga: Naim Jahiri në vend të Rasim Hasanit nga radhët e LDK-së, Ramadush Tasholli në vend të Avni Ollurit nga radhët e LDK-së, Majlinda Sylejmani në vend të Vlora Limani – Hajnunit nga radhët e LDK-së, Fehmi Rexhepi në vend të Lulzim Qerimit nga PAI si dhe Bashkim Budakova në vend të Fitim Selimit nga radhët e AAK-së.

Në këtë seancë Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka kërkuar nga këshilltarët komunal që të aprovojnë propozimin e tij për zgjedhjen e nënkryetarit për Komunitete, Lulëzim Qerimi nga subjekti politik PAI.
Me të gjitha votat për, ky propozim u aprovua dhe Lulëzim Qerimi është zgjedhur nënkryetar i Komunës së Lipjanit për Komunitete.

Gjithashtu në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal është aprovuar edhe propozim vendimi për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa, propozim vendimi për themelimin e Komitetit për Komunitete, propozim vendimi për themelimin e KKSB-së. Propozim vendimi për themelimin e Komisionit vlerësues për dhënjën në shfrytëzim të pronës së paluajtëshme të Komunës së Lipjanit si dhe propozim vendimi për formimin e Komisionit të ankesave.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...