“Duhet ta mposhtim Barcelonën patjetër”

PUBLIKUAR

Real Madridi e pret Barcelonën në “Santiago Bernabeu” të shtunën në mesditë, me mysafirët nga Katalonja që kanë 11 pikë më shumë në renditjen tabelore se kampioni i Spanjës dhe Evropës.

Por, kapiteni dhe mbrojtësi i madrilenëve, Sergio Ramos, ka insistuar se Real Madridi është i obliguar ta fitojë El Clasicon më shumë së kurrë më parë, transmeton Express.

“Do të jetë një ndeshje e madhe”, ka thënë Ramos të martën mbrëma në një ngjarje sponsorizimi.

Spanjolli ka thënë se nuk gjen fjalë për ta përshkruar El Clasicon.

“Është krejtësisht ndryshe dhe ndeshja më e rëndësishme në botë. Jemi të detyruar të fitojmë më shumë se kurrë më parë, për shkak të situatës në të cilën ndodhemi, në mënyrë që të mbesim në luftë për titull të La Ligës”, ka shpjeguar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...