E qetë dhe stabile situata në Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

28 janar 2015- Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi( KKSB) e Komunës së Lipjanit, mbajti mbledhjen e radhës.
Me mbledhjen e KKSB-së udhëhoqi kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

KKSB-ja e vlerëson gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Komunën e Lipjanit të qetë dhe stabile. Ky raportim doli nga zyrtarët policorë nga Stacioni Policorë në komunën e Lipjanit.

Kreu komunal- Imri Ahmeti, pasi e hapi mbledhjen , foli rreth pikave të rendit të ditës, për sigurinë e përgjithshme në territorin e Komunës së Lipjanit.

Përveç pikave të tjera të rendit të ditës, me theks të veçantë është diskutuar – Raporti për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Lipjanit.

Zëvendëskomandanti – Metush Jashari , nga Policia e Kosovës për rajonin e Lipjanit, para anëtarëve të KSB-së raportoi për punën e PK-së, për sigurinë e përgjithshme në komunën e Lipjanit.
“ Gjendja e sigurisë është e qetë dhe shumë stabile, dhe nuk ka ndonjë indikacion që kjo gjendje të ndryshojë”, tha Jashari.

Ndërsa për propozim planin vjetor të veprimit te KKSB-së për vitin 2015, ka folur – Haqif Rrustemi, ndër tjerash, ai ka thënë se ky plan është vazhdimësi i planit vjetor të vitit 2014, me mundësi ndryshimi, kras kohës e cila do të na determinon situatën.

Në këtë takim anëtarët e KKSB-së diskutuan edhe për migrimin ilegal, grafitet në murin e shkallëve të Kishës Ortodokse serbe në Lipjan, ndriçimin publik, çështjen e qenve endacak.

Në këtë rast, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se Komuna e Lipjanit e dënon këtë akt provokues, duke pasur parasysh se marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare janë të mira dhe nuk kemi nevojë për akte të tilla.

“ Kërkoj nga organet e rendit dhe sigurisë që sa më parë t’i identifikojë kryerësit e këtij akti provokues dhe të njëjtit të përgjigje para organeve të drejtësisë”, tha kryetari Ahmeti.

Kryetari Ahmeti, po ashtu ka folur edhe për qenet endacak, ai tha se komuna e Lipjanit ka filluar aksionin për trajtimin e qenve endacak, mirëpo me projektin të cilit do të fillojmë së shpejti me disa komuna të tjera, do të përfshihet e gjithë territori i komunës së Lipjanit.

Ndërsa diskutuesit dhanë raportimet dhe rekomandimet e veta përgjatë kësaj periudhe raportuese. Ndër të tjerash në këtë takim anëtarët e KKSB-së ,thanë se detyrë permanente është zgjidhja e problemeve, parandalimi i dukurive negative, vetëdijesimi i qytetarëve për një jetë më lehtësuese.

SHIKO MË SHUMË

Gjuajtje me armë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar gjuajtje me armë zjarri, sipas dëshmitarit m/k,...

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...