Ahmeti priti komandantin e JRDC të KFOR-it, Corrado Benzi

PUBLIKUAR

28 janar 2015- Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur sot në takim, komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal- Qendra ( JRDC) të KFOR-it- kolonelin Corrado Benzi.

Kryetari Ahmeti ka falënderuar, komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal- Qendra ( JRDC) të KFOR-it , kolonel Benzi për bashkëpunimin e treguar, si dhe e ka njoftuar për gjendjen e sigurisë në komunën e Lipjanit.

“ Gjendja e sigurisë në komunën e Lipjanit është e qetë, nuk ka ndonjë incident që zbeh imazhin, duke pasur parasysh që në komunën e Lipjanit, jetojnë komunitete të ndryshme” , ka theksuar kryetari Ahmeti, duke shtuar se, vlerëson rolin e KFOR-it, sidomos në fushën e sigurisë, por edhe në bashkëpunimin e realizimit të projekteve të ndryshme.

Ndërsa, komandanti i Detashmentit të Përbashkët Rajonal – Qendra ( JRDC ) të
KFOR – it, koloneli Corrado Benzi, ka falënderuar kryetarin Ahmeti për pritjen dhe ka shprehur përkushtimin e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes Komunën së Lipjanit dhe KFOR – it.

SHIKO MË SHUMË

Gjuajtje me armë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar gjuajtje me armë zjarri, sipas dëshmitarit m/k,...

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...