Spalletti: Interi meriton lëvdata

PUBLIKUAR

Spaletti nuk është i brengosur për humbjen 3:1 kundër Udineses, e para këtë edicion në Serie A. Ai thotë se këta lojtarë meritojnë lëvdata për punën në17 xhirot e para në Serie A.

Pas 17 ndeshjeve në Serie A, Interi vikendin që lamë pas pësoi humbjen e parë, duke u mposhtur në shtëpi 3:1 nga Udinese, shkruan Gazeta Express.

Trajneri i Zi Kaltërve, Luciano Spalletti, nuk është i brengosur për këtë. Ai insiston se ky Inter nuk është ai që humbi 3:1 ndaj Udineses, por Interi që mori 40 pikë pas 17 xhirove.

Serie A nuk do të ketë pushim, xhiro e 19 do të zhvillohet një ditë para fundit të këtij viti, me 30 dhjetor dhe Spalletti nuk dëshiron shumë pushim për lojtarët.

“Shpresojmë se do të jenë Krishtlindje pa pushim, me qetësi, përqafime dhe argëtim”, tha Spalletti ndërsa mori pjesë në darkën e Krishtlindjeve të organizuar nga ana e klubit.

“Duhet të qëndrojmë afër lojtarëve, sepse ata nuk janë ata që kanë humbur 3-1, por ata që morën 40 pikë nga 17 ndeshje dhe ne duhet t’i nderojmë ata”m shtoi ai.

“Shpesh kur flas për ekipin tim them se tifozët janë një ekip i dytë, ata janë prapa nesh dhe na urojnë më të mirën në çdo ndeshje. Ata na përgëzuan edhe pas humbjes dhe kjo mund të na bëjë më të fortë”, theksoi mes tjerash Spalletti.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...