Suarez: “Barcelona dëshiron më të mirët, Coutinho e Griezmann janë dy prej tyre”

PUBLIKUAR

Suarez ka lavdëruar Coutinhon dhe Griezmannin, të cilët shpreson t’i shohë me fanellën e Barcelonës.

Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho si dhe sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, janë prioritetet kryesore të Barcelonës për afatin kalimtar të janarit, raporton Goal, transmeton Gazeta Express.

Nëse lojtarët nuk vijnë në janar, atëherë një gjë e tillë është e mundshme të ndodhë në verën e vitit 2018.

Dy lojtarët që lidhen me një kalim te Barcelona, janë lavdëruar edhe nga sulmuesi i katalunasve, Luis Suarez, i cili ka vetëm fjalë të mira për brazilianin e francezin.

“Që të dy, Griezmann dhe Coutinho janë lojtarë elitar dhe po luajnë në nivele të larta”, tha uruguaiani për “RAC105”.

“Ata janë ku janë për një arsye. Dytë janë të rinj dhe kanë karrierë të gjatë para vetës dhe Barcelona gjithmonë dëshiron më të mirët”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...