Sot kanë filluar punën ekzekutivi i ri i Komunës së Lipjanit, Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dje prezantoi para mediave përbërjen e re të ekzekutivit.
Kryetari Ahmeti dje njëkohësisht ka felenderuar ekipin e deritanishëm për angazhimin dhe punën e përbashkët që kanë pasur në mandatin që po e lëmë pas.
“Që nga nesër do të vazhdojmë me ekipin e ri qeverisës, ky kabinet është ndërtuar në përbërje të koalicionit me AKR-në, PD- në dhe PAI”, është shprehur dje Kryetari Ahmeti.
Kryetari Ahmeti, pas prezantimit të kabinetit qeverisës tha se ky është ekipi me të cilin do të marrim përgjegjësinë për qeverisjen e ardhshme 4 vjeqare.
Ai po ashtu është shprehur i bindur se me këtë ekip të sapo emëruar do të vazhdojnë me suksese me angazhimin e tyre të përbashkët.
Kreu lipjanas ka falenderuar edhe qytetarët e Komunës së Lipjanit për besimin e dhënë.


